
Ndërron jetë në moshën 78 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, Gernot Langes-Swarovski, i njohur ndryshe si “Mbreti i Kristaleve”.
Ai konsiderohet si personi që e zhvilloi industrinë e gurëve të çmuar për 35 vjet që qëndroi në krye të kësaj sipërmarrje.
Stërnip i themeluesit, Daniel Swarovski, Gernot lindi në Tirol në vitin 1943. Që në moshën 24 vjeçare hyri në këshillin administrativ të kompanisë. Nën drejtimin e tij u hap pika e parë e shitjes së gurëve “Swarovski” në Nju Jork.
Gernot Langes-Swarovski, i nderuar me çmime të ndryshme në Austri, ishte dhe president i klubit të futbollit FC Swarovski Tirol dhe themelues i kompanisë ajrore “Tyrolean Airways”. (A2 Televizion)