Manchester City ka njoftuar se nëna e trajnerit Pep Guardiola, Dolore Sala, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Ajo vdiq në Manresa të Barcelonës, në moshën 82-vjeçare.

Lajmi tragjik vjen disa javë pasi Guardiola dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar luftën ndaj koronavirusit në Spanjë.
Paratë shkuan për fondacionin Angel Soler Daniel Foundation për t’u shpenzuar për pajisje mjekësore. (A2 Televizion)