Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth.
Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë, 28 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër.
Pallati Buckingham në deklaratë për shtyp për këtë humbje shkruan: "Me dhimbje të thellë madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij vdiq paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor".
Princi dhe Mbretëresha u martuan në vitin 1947 dhe patën katër fëmijë. Djali i tyre i parë, trashëgimtari i fronit, Princi Charles, lindi në vitin 1948, ndërsa motra e tij, Princesha Anne, në vitin 1950. Princi Andrew, Duka i Jorkut, lindi në vitin 1960, ndërsa Princi Edward, Konti i Ueseksit, lindi në vitin 1964.
Princi Philip u lind në ishullin e Korfuzit, më 10 qershor 1921. Babai i tij ishte Princi Andrew i Danimarkës, djali i vogël i Mbretit Jrogo I i Helenëve. Mamaja e tij, Princesha Alice, ishte vajza e Lordit Louis Mountbatten dhe stërmbesa e Mbretëreshës Victoria. (A2 Televizion)