Ndërron jetë kret papritur, në moshën 25-vjeçare reperja dhe modelja e njohur Chynna Rogers.
“Me keqardhje konfirmoj se Chynna ndërroi jetë”, deklaroi menaxheri i këngëtares John Millet për “The Wrap”. Më pas të njëjtin lajm e konfirmoi dhe familja e 25-vjeçares.
Shkaqet e vdekjes së këngëtares ende janë të paqarta, ndërkohë që 25-vjeçarja më herët ka qenë e varur nga lëndët narkotike.
Ajo lindi në Filadelfia dhe nisi karrierën si modele vetëm në moshën 14-vjeçare. (A2 Televizion)