Ndërron jetë tragjikisht futbollisti në një aksident rrugor

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 11:38 | Futboll
Ndërron jetë tragjikisht futbollisti në një aksident rrugor

Një lajm tragjik tronditi botën e futbollit turk. Futbollisti i Konyasporit, Ahmet Calik, ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor me makinën e tij.

Shkaku nuk dihet akoma, por autoritet turke dyshojnë se lojtari ishte duke udhëtuar me një shpejtësi përtej normave të lejuara.

Mësohet se 28-vjeçari ishte vetëm në makinën e tij në momentin e aksidentit dhe ishte nisur për të pushuar dy ditë pranë familjes së tij.

Nga përplasja e madhe mjeti i lojtari është përmbysur dhe rrotulluar disa herë, ndërsa futbollisti ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ahmet Calik ka veshur më parë dhe fanellën e Gallatasarajt, ndërsa në verën e 2022 u trasferua te skuadra e Konyasporit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos