Ndërron jetë Wednesday e parë

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 08:48 | Showbiz

Lisa Loring, e cila interpretoi e para rolin e Wednesday në serialin televiziv “The Addams Family” (Familja Addams), ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Sipas deadline.com, aktorja u shua pas një goditjeje në tru.

Personazhi i saj është bërë shumë i famshmë aktualisht nga seriali i ri i Netflix, me titull “Wednesday”, me protagoniste aktoren Jenna Ortega.

Lisa Loring ishte vetëm 6 vjeç kur mori rolin në serialin që zgjati dy sezone, nga viti 1964 deri në vitin 1966. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/06/kercim-si-wednesday-behet-virale-performanca-e-patinatores/

A2 CNN Livestream

Latest Videos