Ndërtime të vjetra apo të reja, cilat janë më të sigurta?

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 19:24 | Aktualitet
Ndërtime të vjetra apo të reja, cilat janë më të

Prej vitesh, në Tiranë e Durrës, dy qytetet më të prekura nga tërmetet e fundjavës, ndërtohen pallate të reja.

Pranë godinave të vjetra të banimit shpesh hasen kantiere ndërtimi. Por, cilat janë më të sigurta?

Arkitekti Tedi Gogu thotë: “Pa diskutim që më të cenueshme janë objektet e vjetra, pasi si çdo gjë tjetër, e bën ciklin e vet. Në këto 25 vite është punuar me cilësi maksimale. Mund të kenë probleme të tipit kursim boje apo mermeri, por përsa i përket ndërtimit, asnjë inxhinier nuk pranon kompromise”.

Ndërsa Agim Seranaj, zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë, deklaroi: “Gjithçka që është bërë me profesionistë, është bërë siç duhet. Nëse ka ndërtime që nuk janë bërë sipas sugjerimeve të duhura, nuk kanë sigurinë e mjaftueshme”.

https://a2news.com/2019/09/23/banoret-e-kombinatit-duam-siguri-te-mos-flejme-me-vdekjen/

Normativat e projektimit të cilave arkitektët, inxhinierët dhe ndërtuesit i janë referuar kanë qenë ato europiane. Sipas legjislacionit vendas, të përditësuar për herë të fundit në vitin 1989, ndërtesat duhet të përballojnë tërmete deri në 7 ballë. Ai i së shtunës e kaloi atë.

Shkalla Richter mat energjinë e prodhuar nga tërmeti në epiqendër, ndërsa ballë mat intensitetin e tij mbi bazën e efekteve që prodhon. Tërmeti i së shtunës ishte 5,8 gradë Richter, por shumë më tepër në ballë.

Me zv/dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit analizuam disa prej ndërtesave në kryeqytet që prej tërmetit kanë pësuar dëmtime. Por, a do të thotë një fugë sizmike, plasaritje apo krisje në mur se ndërtesa është e pabanueshme?

“Duhet parë nëse muri është mbajtës apo thjesht ndarës ambientesh. Nëse është ndarës, edhe sikur të hiqet fare ai mur, nuk e rrezikon objektin”, shpjegon Seranaj.

https://a2news.com/2019/09/23/nisin-verifikimet-pas-termetit-balluku-shteti-do-marre-persiper-rikuperimin-e-demeve/

Godina e Fakultetit të Inxhinierisë, e ndërtuar në 1985, ka pësuar dëme nga tërmeti. Pjesa tjetër e saj e vitit 2005, projektuar mbi normativa të tjera, rezultoi më rezistente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos