
Kristjan Asllani dhe Jasir Asani janë dy lojtarët e fundit që kompletojnë grupin kuqezi.
Pas finales së Champions, mesfushori i Inter udhëtoi menjëherë drejt Shqipërisë, për t’u vendosur në urdhrat e trajnerit Silvinjo.
Edhe Jasir Asani mbylli angazhimet me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, për të qenë në dispozicion të përfaqësueses.
Plotësimi i ekipit me 26 lojtarët e grumbulluar, ka bërë që kuqezinjtë të nisin fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e 17 qershorit me Moldavinë.
Tre ditë më pas Kombëtarja do të luajë në transfertën me Ishujt Faroe. (A2 Televizion)