Verdiktet e fundit në Serie A, Spezia rikthehet në B, Cagliari mes më të mirave

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 07:57 | Futboll
Verdiktet e fundit në Serie A, Spezia rikthehet në B, Cagliari mes

Janë vendosur mbrëmjen e së dielës dhe ekipet e fundit që do të luajnë në Serie A për sezonin e ardhshëm të kampionatit italian të futbollin.

Kështu, në finalen e mbijetesës mes Spezia dhe Veronës, dy ekipet që e kishin mbyllur kampionatin me pikë të barabarta në fund të renditjes, ishin pikërisht këta të fundit që ia dolën të triumfojë dhe të sigurojnë një tjetër vit mes më të mirave të Italisë.

Në ndeshjen e luajtur në Mapei Stadium, veronezët fituan me rezultatin e pastër 3-1, ku spikati sulmuesi Ngonge, i cili shënoi dy herë.

Ndërkohë, listën e sezonit të ardhshëm të Serie A e mbyll Cagliari i cili rikthehet, pas fitores së madhe që mori ndaj Barit me rezultatin 1-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos