F1 22 është tashmë një realitet. Codemasters dhe EA Sports kanë publikuar detajet e para të videolojës së këtij sezoni të Formulës 1.
Ndryshimet në rregulloren e Botërorit janë pasqyruar edhe në simulator, duke shënuar hyrjen në "epokën e re të Formula 1".





Loja do të dalë në treg më 1 korrik dhe do të jetë e disponueshme në PS5, PS4, Xbox Series X | S, Xbox One dhe PC.
Ndër risitë, spikasin garat sprint, të cilat u futën për herë të parë gjatë sezonit 2021, në jetën reale.
Gjithashtu, mund të futet edhe “F1 Life”, një hapësirë ku lojtarët mund të zhbllokojnë "supermakina, veshje dhe aksesorë të ndryshëm". (A2 Televizion)