“Si një pandemi globale po ndryshon jetët e fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë?” është pyetja të cilës World Vision Albania i dha përgjigje përmes një studimi, ku gjatë muajve Qershor- Korrik 2020, u përfshinë 477 fëmijë dhe të rinj në 9 bashki të Shqipërisë. 60% e pjesëmarrësve në studim deklaruan se janë duke përjetuar nivele të larta stresi dhe ankthi. Eliona Elmazi Boçe nga World Vision tha sot në Dita Jonë se një tjetër problem ishte dhe rritja e dhunës fizike dhe emocionale ndaj fëmijëve. (A2 Televizion)
Ndikimi i pandemisë në jetën e fëmijëve, Eliona Elmazi Boçe: Problem stresi dhe mungesa e arsimit cilësor
