All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndizet “feneri i shpresës”, Zelensky: Kemi 10 miliardë dollarë grurë për ta shitur

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 12:49 | Bota
Ndizet “feneri i shpresës”, Zelensky: Kemi 10 miliardë
All - Paragraf - 1

Feneri i shpresës për miliona të varfër në mbarë botën u ndez. Ukraina dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për rikthimin e eksporteve të grurit përmes Detit të Zi, duke shënuar kështu suksesin e parë diplomatik që prej nisjes së luftës.

Pakti u firmos në Stamboll me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Ujdia u përshëndet menjëherë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili premtoi sasi të mëdha gruri për të reduktuar krizën ushqimore globale.

All - Paragraf - 3

“Rreth 20 milionë tonë grurë të të korrave të vitit të kaluar do të eksportohen. Gjithashtu do të jetë e mundur që të shesim të korrat e këtij viti dhe atë që është korrur tashmë. Këto janë të ardhura për fermerët, të gjithë sektorin bujqësor dhe buxhetin e shtetit. Janë vende pune. Këto janë fondet për sezonin e mbjelljes së vitit të ardhshëm. Për momentin ne kemi rreth 10 miliardë dollarë drithë për ta shitur”, tha Zelensky.

Ujdinë e përshëndeti edhe Rusia. “Duke pasur parasysh pjesën e konsiderueshme të produkteve bujqësore ruse dhe ukrainase në tregjet globale, garantimi i eksportit të tyre të pandërprerë përmbush detyrat urgjente të ruajtjes së sigurisë ushqimore, veçanërisht për vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara. E gjithë kjo duhet të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm , duke përfshirë zhdukjen e urisë”, u shpreh Lavrov.

Marrëveshja, e cila u desh dy muaj për t'u arritur, do të zgjasë për 120 ditë, me një qendër koordinimi dhe monitorimi që do të krijohet në Stamboll, me staf nga zyrtarë të OKB-së, turq, rusë dhe ukrainas. Mund të rinovohet nëse të dyja palët bien dakord. Sipas planit, Ukraina do të organizojë anijet e grurit si në hyrje ashtu edhe në dalje në 3 porte të saj në Detin e Zi, Rusia pranon respektimin e armëpushimit gjatë lundrimit të anijeve të mallrave, ndërsa Turqia angazhohet si palë vëzhguese bashkë me Kombet e Bashkuara për të inspektuar anijet duke adresuar dyshimet e Moskës për trafik armësh. Ujdia gjithashtu do të lehtësojë eksportet e grurit dhe fertilizuesve të Rusisë përmes Detit të Zi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos