Plumba dhe turizëm, Rama njofton ristrukturimin e uniformave blu: Jam realisht i shqetësuar

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 13:37 | Politikë
Plumba dhe turizëm, Rama njofton ristrukturimin e uniformave blu: Jam

Policia e Shtetit drejt ristrukturimit. Ngjarjet e rënda kriminale në disa qytete bregdetare duket se kanë çuar ekzekutivin të mendojë për ndryshime në uniformat blu. Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë Edi Rama pas takimit të Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës.

https://a2news.com/2021/06/27/pergjaket-velipoja-me-4-viktima-dhe-2-te-plagosur-shkak-hapesira-per-shezlong-et/

“Jam realisht i shqetësuar jo vetëm për Vlorën, por në tërësi me bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që lidhen me industrinë e turizmit. Ndërkohë do t’ju kërkoj leje për t’u larguar pasi kam thirrur Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për të lançuar sa më shpejt një fazë të retë ristrukturimit që është përgatitur, por që për arsye të mirëkuptushme është momenti që të përshpejtohet me disa javë, dhe të mos presim fundin e verës”.

Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit kanë njollosur me gjak turizmin në Shqipëri. Që nga përplasja me armë në një lokal nate në Sarandë e deri tek masakra e Velipojës ku për disa metra rërë u varrosën katër viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos