
“Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj”. Me këto fjalë, Edi Rama iu drejtua shqiptarëve në vitin 2013 pasi mori në duar çelësat e kryeministrisë, çelësa të cilat i mban dhe sot.
Gjatë këtyre tetë viteve, Rama ka qenë tepër kreativ për të ndërtuar platforma apo mënyra për të dëgjuar ato që i cilësonte si “urdhërate sovranit”. E tillë ishte platforma për bashkëqeverisje, koordinimi i së cilës fillimisht iu besua ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Qytetarët shprehnin ankesat e tyre dhe kreu i Qeverisë u jepte zgjidhje.
Kreu i qeverisë krijoi kështu disa platforma të tjera, si “Stop Korrupsionit”, “Edhe një” për gratë, për të vijuar me Portalin Kombëtar të Punësimit e së fundmi, me “Gati për Shqipërinë”, kjo e fundit për të thirrur studentët ekselentë, brenda dhe jashtë vendit, që të bëhen pjesë e qeverisjes në mandatin e tretë.
Adriatik Lapaj vë në dyshim qëndrueshmërinë e këtyre nismave, teksa si problematikë kryesore të tyre sheh anën ligjore.
Për analistin Plator Nesturi, krijimi i këtyre nismave i jep një avantazh politik kreut të qeverisë, duke e dalluar nga opozita.
Mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në nismën “Gati për Shqipërinë” Lapaj e sheh si absurd.
Edhe më skeptik në qëndrimin e tij është Bledi Kasmi, i cili e sheh këtë nismë si një mënyrë të qeverisë për të hequr vëmendjen nga problematikat aktuale. Precedentët të bëjnë pesimist për suksesin e iniciativës së fundit, beson Lutfi Dervishi, që gjithsesi nuk duket i pashpresë.
Sipas Dervishit numrit të lartë të aplikantëve nuk i përgjigjet nevoja e administratës, e cila çalon në cilësi, jo në sasi. Edhe duke e marrë të mirëqenë nevojën e një ndryshimi në administratë, vëmendja duhet kthyer nga studentët vendas. I të njëjtit mendimi është dhe Lapaj.
Këtë javë, Rama mbylli sesionin e shtatë të nismës gati për Shqipërinë, ku premtoi se nuk do të zhgënjejë, ndonëse nuk dinte të ishte më konkret. Numri i të interesuarve është më i madh se ç’e kemi pritur. Mbas kontaktit të parë, bëhet edhe skedulimi i takimeve. Për mua personalisht edhe për të tjerët është si të thuash shprehej besimi derisa keni marrë mundimin ta bëni këtë hap. Shpresoj që nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do iu zhgënjejmë. Si do materializohet mbetet për t’u parë. (A2 Televizion)