Ndryshimet klimatike bëjnë bashkë studentët, ndërpresin ndeshjen mes universiteteve

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 10:35 | Bota
Ndryshimet klimatike bëjnë bashkë studentët, ndërpresin

Çështjet e ndryshimeve klimaterike kanë bërë bashkë studentët, të cilët kësaj radhe kanë organizuar një protestë të veçantë, duke ndërprerë ndeshjen e futbollist mes universiteteve Harvard dhe Yale.

Dhjetëra studentë pushtuan fushën në pjesën e parë të takimit në New Haven, Connecticut dhe iu kërkuan dy universiteteve elitare të ndërpresin investimet në fushën e karburanteve fosile.

Zyrtarët iu kërkuan protestuesve të lirojnë fushën dhe 50 prej tyre u shoqëruan prej aty nga efektivë policie. Sipas mediave amerikane, protestës iu bashkuan dhe shumë spektatorë madje dhe disa lojtarë.

Ajo nisi në pushimin mes pjesëve, kur studentët zbritën në tapetin e gjelbër dhe u kapën dorë për dore si një zinxhir njerëzor dhe mbanin në duar parulla “Drejtësi për klimën”. Për shkak të kësaj ngjarje, ndeshja e futbollit mes dy universiteteve u shty me 30 minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos