Ndryshimet kushtetuese, ekspertët: Nuk pengojnë lista 100% të hapura dhe koalicionet

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 12:11 | Politikë

Ekspertët e pavarur, pranë Këshillit Politik, kanë kthyer përgjigje për pyetjet e bashkëkryetarit të komisionit parlamentar, për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, në lidhje me amendamentet kushtetuese për hapjen e listave dhe çështjen e koalicioneve.

Sipas përgjigjeve, ekspertët shprehen se amendamentet kushtetuese nuk pengojnë hapjen 100% të listave dhe se kjo gjë mund të sanksionohet në Kodin Zgjedhor.

Ekspertët, në opinionin e tyre konstatojnë se amendamentet kushtetuese nuk pengojnë koalicionet parazgjedhore. Sipas tyre, modalitetet e krijimit të koalicioneve mund të përcaktohen më pas në Kodin Zgjedhor. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos