Presidenti Meta e ka bërë publik tashmë pozicionin e tij për ndryshimet kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore, ndaj për ta përforcuar, përveç daljeve për shtyp, nuk kursen as postimet në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm, kreu i shtetit ka zgjedhur shprehjen e Abraham Lincoln për t’iu drejtuar qeverisë, e cila ka paralajmëruar se më 30 korrik do të votohet në Kuvend nisma kushtetuese.
“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, është shprehja e Lincoln, e risjellë në vëmendje nga presidenti Meta, i cili kërkon që ndërhyrja në ligjin themeltar të shtetit të mos bëhet në mënyrë të njëanshme. (A2 Televizion)