
“Meta është zgjedhur nga e njëjta mazhorancë, është i njëjti lidershipi që e ka votuar dhe është i njëjti lidershipi që e ka vlerësuar atë si zgjedhja më e mirë në historinë e tranzicionit. Koha tregoi që zgjedhja nuk ka qenë më e mira. Modeli presidencial që prodhoi presidenti aktual ishte tërësisht politik, konfliktual, por edhe përgjigja që mori nga mazhoranca ishte e njëjtë, konfliktuale dhe gati-gati refuzuese. Në komisioni i vitit të kaluar pati një bazë, një shkelje të dukshme të kushtetutës. Në rastin konkret nuk ka një shkelje të dukshme, por më shumë një analizë politike”
Kështu i komentoi analisti Afrim Krasniqi përplasjet e fundit mes mazhorancës dhe presidentit, për të cilin tashmë komisioni parlamentar miratoi raportin për shkeljet e kushtetutës nga presidenti dhe tashmë ai do të shkojë në parlament për votim.
“Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë prodhuar një superkryeministër në Shqipëri”
“Këtu kryeministri shkarkohet jo kur bëhet shumica e parlamentit kundër tij, por kur shumica përkrah një kandidat tjetër. Në historinë e Europës kjo ka ndodhur vetëm një herë. Ndarja e pushtetit nuk pranohet. E drejta e tyre konsiderohet si e pakufishme. Kjo është edhe një ndër arsyet që kemi pasur konflikte të vazhdueshme mes këtyre institucioneve. Për sa kohë ky raport nuk ndryshon, nuk është çudi që të kemi në të ardhmen situata të njëjta”.
Aktualisht problemi është se çfarë po bën Shqipëria me institucionet? Çfarë po bën Shqipëria me mësimet negative të tranzicionit? A është e gatshme Shqipëria për të nxjerrë mësime, në mënyrë që të mos përsëriten të njëjtat gabime?”
“Shqipërisë i mungon modeli i institucionit moral”
“Ne duhet të kemi një institucion moral, i cili ngrihet mbi... edhe kur politika zhytet në amorente. Kjo situatë është sot. Edhe nëse presidenca do të kishte shkëlqyer në këtë drejtim, pavarësisht kompetencave, qytetarët do të kishin arritur të kishin një derë, një dritare, dhe një shpresë që gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë. Për sa kohë edhe presidenca është pjesë e llumit dhe e dështimit politik në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e moralit”. (A2 Televizion)