Ora policore, reagon Rama: E dimë mirë se çfarë po bëjmë, jemi në krye të Europës

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 19:18 | Politikë
Ora policore, reagon Rama: E dimë mirë se çfarë po

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar orën policore për shkak të pandemisë, e cila nga data 1 qershor do të zhvendoset nga ora 22:00 në 23:00, deri në 06:00, kohë në të cilën ndalohet çdo lëvizje.

Zhvendosja vetëm me një orë e fashës ka pasur edhe reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë, por edhe nga epidemiologë, të cilët janë shprehur se ora policore edhe mund të ishte hequr.

https://a2news.com/2021/05/27/alimehmeti-kemi-shifrat-me-te-uleta-krahasuar-me-te-gjitha-vendet-e-be-prisja-lehtesim-me-te-madh-te-masave/

Në Facebook, Rama shkruan se për shkak të masave të marra, Shqipëria është në krye të klasifikimit në Europë për uljen e infektimeve.

https://www.instagram.com/p/CPYpQlUB3hm/?utm_source=ig_web_copy_link

“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/27/komiteti-teknik-i-eksperteve-nga-1-qershori-hiqen-maskat-ne-ambientet-e-jashtme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos