
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli vijoi fushatën e tij me demokratët e Korçës, me të cilët preku dhe çështjen e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.
Për Kadillin është e vërtetë që zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin aspak të ndershme dhe të barabarta, ku u pa dhe blerje vote, por me termin masakër zgjedhore, sipas tij, Basha kërkon të zbukurojë humbjen.
“Lulzim Basha humbi zgjedhjet. Nuk ishin aspak të barabarta aspak të ndershme, të gjitha fenomenet blerja e votës, përdorimi i mjeteve të pushtetit, përdorimi i parave të krimit, ishin atje.
Termi nuk më impresionon aspak. I quajmë sot masakër, nesër do e quajmë genocid zgjedhor. Kë do të impresionojë Basha me këtë? Apo do të zbukurojë humbjen e vet?
Basha humbi, të largohet t’i japë frymëmarrje partisë. Nuk duhet të rrinte më. Ka 8 vjet që konsumon të njëjtin fjalim edhe kur humbi në 2015 edhe në 2017 dhe me radhë. Edhe po qëndroi më në këtë parti, të njëjtin fjalim do dëgjoni”, tha mes të tjerash Kadilli. (A2 Televizion)