Vihet në pikëpyetje nisma për ndryshimet kushtetuese. Një prej 28 nismëtarëve, deputeti Selami Jenisheri ka tërhequr firmën e tij, duke e zbritur në 27 numrin e deputetëve, ndërkohë që ligji kërkon 28 firma për ndryshimet në Kushtetutë.
Jenisheri e arsyetoi tërheqjen e firmës me faktin se kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi nuk u mandatua që në mbledhjen e këshillit politik një ditë më parë të negocionte me opozitën jashtëparlamentare, por vetëm me mazhorancën.
Ndërkohë sot në orën 19:00, Edi Rama do të ketë takimin e radhës me opozitën parlamentare për reformën elektorale. Kryeministri ka deklaruar se ndryshimet në kushtetute do kalojnë në seancën e 30 korrikut. (A2 Televizion)