Videomesazhi i Ramës për lista të hapura: Ne duam atë që duan qytetarët

Nga A2 CNN
21 Korrik 2020, 14:58 | Politikë
Videomesazhi i Ramës për lista të hapura: Ne duam atë

Ndërkohë që diskutimet në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese në kuadër të reformës zgjedhore vazhdojnë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook, ku promovon listat e hapura të kandidatëve për deputetë.

“Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, shkruan Rama në Facebook.

Në orën 19:00, kryeministri do të takohet përsëri me opozitën parlamentare, që gjithashtu kërkon lista të hapura, ndryshim ky që nuk pranohet në këtë moment nga opozita jashtë parlamentit, e cila kërkon vetëm miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/watch/?v=337373923943617

A2 CNN Livestream

Latest Videos