Ndryshimet në grupin e PD të bëra nga Basha, Bylykbashi: Jemi zgjedhur nga demokratët, nuk na largon kush

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 16:48 | Politikë
Ndryshimet në grupin e PD të bëra nga Basha, Bylykbashi: Jemi

Oerd Bylykbashi, ashtu si deputetët e tjerë të përjashtuar apo pezulluar nga Kryesia e Partisë Demokratike, i kërkoi kryetares së Kuvendit të mos pranojë dokumentin nga PD-ja, që njofton se ata nuk janë pjesë e grupi dhe zëvendësimin e tyre në komisionet parlamentare.

Sipas Bylykbashit, grupet parlamentare formohen në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, me emrat e deputetëve që marrin mandatin dhe askush nuk mund t’i përjashtojë.

“Ne jemi deputetët të Shqipërisë dhe Kushtetuta jonë e përcakton se mandati ynë është i pakushtëzuar nga askush as nga grupi. Rregullorja përcakton se deputetët formojnë grupin dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit dhe askush nuk e ndryshon. E vetmja mundësi është kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi. Ju kërkoj që tërhiquni nga njoftimi, pasi është i paligjshëm. Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur të jemi deputetë të Partisë Demokratike. Ftoj të refuzoni shkeljen e Kushtetutës. Përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos