Ndryshimi i kufijve në Ballkan, BE përgënjeshtron dokumentin: Jemi absolutisht kundër

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 15:22 | Ballkani
Ndryshimi i kufijve në Ballkan, BE përgënjeshtron dokumentin:

Bashkimi Europian është absolutisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Një zëdhënes i krahut ekzekutiv të bllokut, iu përgjigj keshtu pyetjeve lidhur me një dokument diplomatik jozyrtar që propozon ndarjen e Bosnjës mes Serbisë dhe Kroacisë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ne jemi absolutisht kundër ndryshimit të kufijve. Kjo është dicka që duhet ta sqarojmë njeherë e përgjithmonë, pavarësisht dokumentave që kanë arkulluar apo do të qarkullojnë në të ardhmen. Pozicioni ynë është shumë i qartë lidhur me çështjen.”, shprehet Eric Mamer.

Autenticiteti i dokumentit që ka qarkulluar mes zyrtarëve të BE nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, thotë Reuters, dhe asnjë vend nuk e ka pranuar autorsinë. Deklarata e BE erdhi gjatë një vizite zyrtare të presidentit serb Alexandër Vuçiç në Bruksel, ku u theksua mbështetja ndaj integritetit territorial të Bosnje Hercegovinës.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar mbështejen e vazhdushme e të qartë të BE për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje Hercegovinës ashtu si edhe të vendeve të tjera në Ballkan. Diskutimi ka alarmuar boshnjakët të cilët e shohin këtë si një kërcenim të integritetit territorial, dy dekada pasi konflikti entik e çoi rajonin në luftë.”, shprehet përfaqësuesi i BE për politikë të jashtme, Joseph Borrell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos