“Të gatshëm për dialog”, Vuçiç takon Maas: Kemi nevojë për paqe me shqiptarët

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 15:36 | Ballkani
“Të gatshëm për dialog”, Vuçiç takon

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, priti në Beograd ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas. Ata diskutuan për vaksinat anti-covid, integrimin në Bashkimin Europian dhe sigurisht për dialogun Prishtinë-Beograd.

Vuçiç u shpreh I gatshëm të rifillojë bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli dhe nënvizoi se do të këmbëngulë në implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën.

 “Serbia nuk kërkon një arsye për të refuzuar arritjen e një kompromisi dhe besojmë se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë pasi gjithmonë dikush mund ta shkrijë atë. Paqja me Kosovën ështëe nevojshme sepse serbët dhe shqiptarët do të jenë dy kombet më të mëdha të rajonit në 100 vitet e ardhshme".

https://a2news.com/2021/04/23/vucic-perendimi-nuk-ofron-asgje-per-njohjen-e-kosoves/

Nga ana tjetër, Maas tha se dialogu nuk duhet të nisë edhe njëherë nga e para, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

 “Ky dialog është zhvilluar prej një kohe të gjatë dhe nuk ka nevojë që të rifillojë nga e para. Sigurisht, qeveritë e të dyja shteteve do të pranojnë gjithçka që është arritur deri më tani dhe të zhvillojnë më tej qëndrimet e tyre. Dukshëm, ky konflikt ka vijuar për një kohë të gjatë dhe nuk kemi nevojë që të ripërjetësojmë ndonjë gjë.”

Ministri gjerman nënvizoi se ky është momenti i duhur për të vijuar bisedimet dhe për të arritur rezultate konkrete pasi ka stabilitet politik në të dyja shtetet. Ndërsa mesazhi që dha gjatë vizitës në Kosovës ishte se ideja e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe jo realiste teksa për dialogun Prishtinë-Beograd, Maas tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos