Ndryshimi i sistemit elektoral PD: Nuk është tabu. Duhen garantuar zgjedhjet

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 01:17 | Aktualitet

Opozita po i afrohet e para qasjes për ndryshimin e sistemit zgjedhor, megjithëse për të ka një prioritet më kryesor. “Në parim asnjë argument nuk është tabu, por tani duhet të garantojmë zgjedhjet”, thotë Ivi Kaso, sekretar zgjedhor i Partisë Demokratike. Sipas demokrateve çdo sistem nuk do të funksiononte pa zgjedhje të lira e të ndershme. “Çdo sistem i zbatuar me Edi Ramën do prodhonte një rezultat te deformuar”, thotë Kaso. Për shkak te kësaj sipas sekretarit zgjedhor te PD, opozita ndërmori nismën e dekriminalizimit në politik, pasi lista e kandidateve është ne dore të kryetarit të partisë. “Problemi me i madh nuk është sistemi, edhe pse ky aktuali ka nevojë të përmirësohet, por keqpërdorimi i tij nga mazhoranca. Ka degraduar në një sistem politik ku janë më shumë përfaqësues të bandave të krimit sesa te qytetarëve”. Por demokratët kanë nisur të pranojnë idenë e ndryshimit e te zgjedhjeve për një fakt real. “Çështja e ndryshimit te sistemit zgjedhor është afashinante, veçanërisht për partitë e vogla”, vazhdon Kaso. Partia me e madhe e opozitës nuk shmanget përgjegjësive të saj. Demokratët kanë siguruar mbështetjen e aleateve ne nismën e djegies se mandateve, dhe mesa duket presin të shpërblehen me pranimin e Lulzim Bashës për të ndryshuar sistemin zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos