Greva në ditën e 17 në Ballsh, naftëtarët futen me forcë në uzinë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 13:34 | Aktualitet

Në ditën e 17-të të grevës, naftëtarët e Ballshit, kanë mundur të futen në ambientet e uzinës së përpunimit të naftës. Pasi kanë thyer derën e hekurt dhe gardhin e policisë private, ata janë futur pikërisht në atë uzinë ku kanë punuar për dekada. Por tashmë gjithçka dukej e braktisur, ashtu siç duken të braktisur edhe këta naftëtarë në përzgjidhen e kërkesave të tyre ekonomike. “Ky është një objekt që kemi mirëmbajtur për 30 vjet, duke qenë gjithmonë në gjendje pune. Sot për një vit në harresë gjithçka duket e degraduar, është për të qarë”, thonë punëtorët më të vjetër. Tanimë që u futën edhe në ambientet e brendshme, nuk dihet se cila do te jete lëvizja e radhës e naftëtarëve, në kushtet kur askush nga institucionet shtetërore dhe as ato private që kanë në ngarkim uzinës nuk i përgjigjet kërkesave të naftëtarëve. Madje sipas këtyre të fundit në uzine nuk ka askush që mund të firmosë librezat e punës, pasi ato nuk pranojnë që t’i marrin të paplotësuara. Në këto kushte, sytë dhe vëmendja e naftëtarëve është drejtuar nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos