
Me poezi, muzikë dhe diskurse për letërsinë, kështu është festuar ditëlindja e dy prej poetëve më të rëndësishëm të letrave shqipe.
Pedagogë e studiues të veprës së tyre u bënë bashkë mbrëmjen e 13 tetorit në Muzeun Historik Kombëtar për të rrëfyer magjinë e vargjeve të këtyre dy poetëve.
Pjesë e këtij eventi u bënë edhe aktorët e njohur Gëzim Rudi e Justina Aliaj, që performuan në nder të poezisë që Migjeni dhe Agolli lanë pas. (A2 Televizion)