Në frontin e luftës, grupi i A2 CNN në Chasiv Yar, rusët bombardojnë Kramatorsk

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 17:44 | Bota
Në frontin e luftës, grupi i A2 CNN në Chasiv Yar, rusët

Grupi i A2 CNN udhëtoi drejt qytetit të Chasiv Yar, vetëm 17 kilometra nga qyteti i Bakhmut, aty ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Qyteza e Chasiv Yar ndodhet mes dy zjarreve. Në një krah predhat e Ukrainës ndërsa në krahun tjetër predhat ruse. Qyteza bombardohet vazhdimisht dhe dëgjohen predhat dhe me qindra qytetarë janë larguar dhe ka vetëm disa prej tyre që presin të evakuohen.

Të pakët janë qytetarët që lëvizin në qytet, ndërkohë që dëshira e tyre më e madhe është ajo e përfundimit të luftës sa më shpejt.

“Dal jashtë për të mbledhur borë për ta përdorur për ujë të pijshëm pasi nuk kemi. Duam paqe dhe qetësi”, flet për kamerën e A2 CNN një e moshuar.

Banorët e paktë që janë qëndrojnë pjesën më të madhe të kohës në vendstrehime.

“Ka bombardime. Pjesën më të madhe të kohës e kalojmë në shtëpi dhe vendstrehime pasi ka mungesë të energjisë elektrike dhe ujit”, tregon një tjetër banor.

Në vendstrehim ka dhe njerëz që tregojnë nga tmerri i luftës në Bakhmut.

“Qëndroj këtu me mamanë dhe gjyshen. Jam larguar nga Bakhmut pasi shtëpia është shkatërruar. Jam e shokuar për atë çfarë ka ndodhur pasi kam humbur gjithçka. Jam duke pritur për motrën e cila është ende në Bakhmut. Jam përpjekur të kontaktoj me të përmes vullnetarëve pasi në qytet nuk ka valë. Sapo motra të vijë këtu do të nisemi për në perëndim”, shprehet një banor tjetër.

Edhe qyteti Kramatorsk që konsiderohej disi më i sigurt, po shndërrohet në zonë rreziku, ndaj ushtria vendase u ka sugjeruar edhe gazetarëve të largohen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/ushtria-ruse-po-perparon-drejt-kramators-a2-cnn-deshmon-nga-fronti-i-luftes-ne-ukraine/
https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-100-metra-larg-shperthimit-te-nje-raketa/
https://a2news.com/2023/02/01/vitali-klitschko-ne-duam-perendimin-rusia-do-bashkimin-sovjetik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos