
Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë, pak ditë më parë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjergji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa ai vetë ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në autostradën Durrës -Tiranë, ku mjeti që drejtonte 26-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.
Edhe pse dinamika e aksidentit është ende e paqartë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit. (A2 Televizion)