Në gjurmët e ushtarakut që u bë president, Bajram Begaj bisedë miqësore me Alfred Moisiun

Nga A2 CNN
5 Qershor 2022, 18:19 | Politikë
Në gjurmët e ushtarakut që u bë president, Bajram Begaj

Takimin e tij të parë pas zgjedhjes në krye të Shtetit Shqiptar, Bajram Begaj ka zgjedhur ta zhvillojë me ish-presidentin Alfred Moisiu.

Ndonëse informal, takimi mësohet të jetë kërkuar nga Begaj. Fshati Otollak i Beratit ishte vendi ku Moisiu teksa i tregonte mbi përvojën e tij 5-vjeçare si drejtues i shtetit, i dhuroi Begajt librin me titull "Midis Nanos dhe Berishës", që përkon me periudhën kur Moisiu ishte president i Shqipërisë, nga viti 2002 deri në 2009.

https://a2news.com/2022/06/04/bajram-begaj-zyrtarisht-president-zgjidhet-me-78-vota-pro/

Të dy kanë njohje të vjetër, pasi vijnë nga i njëjti profesion, ai i ushtarakut. Ky i fundit ishte edhe një nga argumentet kryesore që kryeministri Rama shpjegoi pse socialistët propozuan Begajn si president

Në ditët në vijim, burime për A2 CNN, pohojnë se Begaj do të takohet edhe me 2 ish-presidentët Bamir Topin e Rexhep Meidanin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/05/dekreti-per-shkarkimin-e-gjeneralit-bajram-begaj-vjen-reagimi-i-presidences/

A2 CNN Livestream

Latest Videos