Imazhe mahnitëse e njëkohësisht të frikshme të një peshkaqeni të bardhë janë kapur në ujërat pranë brigjeve të Meksikës nga një zhytës i guximshëm, edhe pse ishte në kafaz. Ai kaloi 3 ditë duke shkrepur foto të peshkaqenit.
Daily Mail shkruan se aktualisht janë rreth 3500 peshkaqenë të tillë, ndërsa ata kanë rënë pre e peshkatarëve që i përdorin mishin, dhëmbët dhe pendët e tyre. Një peshkaqen i tillë peshon rreth 2,5 tonë dhe janë tejet të rrezikshëm. Gati gjysma e sulmeve të peshkaqenëve çdo vit kryhen nga gjallesa të tilla.
Fotot e mrekullueshme janë shkrepur nga Ron Daniel, nga San Diego, Kaliforni, me një aparat Nikon D7200. (A2 Televizion)


















