Në Itali përmbysen statistikat gjinore të pandemisë, tani ka më shumë femra të infektuara

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 18:03 | Bota
Në Itali përmbysen statistikat gjinore të pandemisë, tani ka

Në javët e para të pandemisë, një nga treguesit më interesantë ishte diferenca gjinore e personave të prekur. Meshkujt dukeshin sikur kishin një predispozitë shumë më të lartë për t’u infektuar nga koronavirusi.  

Por gjatë muajt prill gjërat kanë ndryshuar radikalisht, të paktën në vendin evropian më të goditur në numrin e viktimave, Italinë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik italian, tashmë të infektuarit të gjinisë femërore përfaqësojnë 51.4% të totalit prej 193 mijë personash.

Virologët nuk janë ende të qartë të arsyeve konkrete të këtij kthimi, që mbetet pothuajse i pandryshuar nga periudha e parë e epidemisë italiane vetëm në bilancin e viktimave, ku meshkujt janë ende 63.3% më shumë.

https://a2news.com/2020/04/24/italia-po-del-nga-kriza-kurba-e-pandemise-ne-renie-nga-18-maji-hapen-lokalet/

Një nga faktorët sipas mjekëve është fakti se popullsia femërore është dominante në azilet e të moshuarve, që u goditën shumë në pjesën e dytë të koronavirusit,  dhe tashmë përbëjnë 44% të vdekjeve në prill.

Nuk mund të harrohet edhe kapitulli i personalit shëndetësor. Rreth 20 mijë “bluza të bardha” janë infektuar në vendin fqinj, ku 31% ishin mjekë, dhe të tjerët infermierë dhe personel ndihmës, ku gjinia femërore është sërish në mazhorancë.  

https://a2news.com/2020/04/25/festa-e-clirimit-ne-izolim-mattarella-mesazh-italianeve-se-bashku-do-tia-dalim/

Duke marrë parasysh këtë grup specifik, në linjë të parë në sfidën ndaj COVID-19, vlen të theksohet se, dje me vdekjen e një mjeku 62-vjeçar në Bergamo, bëhen 150 viktimat italiane në radhët e personelit mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos