Në kërkim për 137 kg kokainë, Malindi i arrestuar më parë për drogë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 16:23 | Kronikë
Në kërkim për 137 kg kokainë, Malindi i arrestuar më

Gentian Malindi, i dyshuari si një nga pritësit e 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori nuk është emër i panjohur për Policinë. Në vitin2013 ai u arrestua gjatë një operacioni policor ku u bllokuan 289 kg kannabis sativa pranë Malit të Robit në Kavajë.

Ndaj tij u ngritën dyshime për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Në përballjen me Gjykatën për caktimin e masës së sigurisë, vendim i siguruar nga A2, ai mohoi akuzën duke pretenduar se kishte qenë duke kaluar rastësisht pranë automjetit ku u gjet sasia e drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos