Në krahët e Drake, fansja e zjarrtë e Kroacisë në festën e Di Caprios

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 20:59 | Showbiz

Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar, ndërsa edhe fansja kroate Ivana Knoll e mori trofeun e saj, pasi llogaria në Instagram iu rrit në 3,5 milionë ndjekës.

Me famën në kulmin e saj modelja kroate ishte një nga të ftuar në një festë gjigante të zhvilluar nga Leonardo DiCaprio të mbushur me yje të botës së showbiz. Në festën e zhvilluar në Papi Steak në Miami Beach, Florida, 30-vjeçarja ballkanase, ishte veshur me të zeza tejet provokuese.

Ajo nuk hezitoi të shpërndante edhe foto, në një nga të cilat ka pozuar me reperin e famshëm, Drake. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/26/provokuese-me-pizhama-si-i-festoi-ivana-knoll-krishtlindjen-e-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos