U plagos rëndë duke pastruar borën, aktori hollivudian poston foto nga spitali

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 08:28 | Showbiz

Aktori Jeremy Renner ka publikuar foton e parë që pas aksidentit që i ndodhi duke pastruar borën në oborrin e banesës së tij, më 1 janar.

Në Instagram, 51-vjeçari postoi një fotografi dhe shkroi: “Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Unë nuk jam në gjendje për të shkruar, por ju përshëndes të gjithëve”.

Jeremy Renner ka qenë dy herë i nominuar për çmimin Oscar, me interpretimet e tij në “The Town” dhe “The Hurt Locker”, si dhe ka luajtur rolin e Hawkeye në sagën e filmave “Avengers”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/02/tenton-te-largoje-deboren-ylli-i-hollivudit-ne-gjendje-te-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos