Në mbrojtje të Teatrit, nobelistja austriake Jelinek i bashkohet artistëve shqiptarë

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 11:46 | Kulturë
Në mbrojtje të Teatrit, nobelistja austriake Jelinek i bashkohet

Listës së atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar Shqiptar, kanë nisur t’i bashkohen edhe artistë të huaj. Mes emrave që publikon çdo ditë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar gjejmë edhe atë të nobelistes austriake Elfriede Jelinek.

Aleanca nisi në Vjenë më 24 korrik 2019 një peticion për Teatrin Kombëtar, ndërsa ka marrë pas peticionin e nënshkruar fillimisht nga: Gerhard Ruiss, Përfaqësues i Komunitetit të Autorëve, nobelistja Elfriede Jelinek dhe shkrimtari Händl Klaus.

Këtyre emrave të njohur, nga rrethi i artistëve austrikë i janë bashkuar edhe arkitektë e regjisorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos