Në më pak se 60 sekonda, me dhjetëra grabitës zbrazin dyqanin me produkte luksi në SHBA

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2021, 21:45 | Bota

Me dhjetëra persona, të maskuar dhe me leva në duar, kanë grabitur në një kohë më pak se një minutë një dyqan “Nordstrom” në Kaliforni mbrëmjen e së shtunës, duke lënë të plagosur edhe tre punonjës.

Pasi arritën të marrin një sasi të madhe të produkteve në dyqan, grabitësit janë larguar me automjetet që ishin lënë jashtë dyqanit, shkruan “Daily Mail”.

Policia ka bërë të ditur se deri tani ka vënë në pranga 3 persona, ndaj të cilëve tashmë rëndojnë disa akuza, me kryesoren që është grabitja.

Në pamjet e publikuara në internet duken grabitësit e maskuar dhe me çanta në duar teksa largohen me shpejtësi në drejtim të makinave që i prisnin jashtë e që kishin shkaktuar kaos. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/19/shpejtesi-rremuje-dhe-dem-qindra-mijera-dollare-14-persona-grabisin-dyqanin-e-louis-vuitton/

A2 CNN Livestream

Latest Videos