Instituti Kombëtar i Emigrimit në Meksikë bën me dije se iu erdhi në ndihmë më shumë se 600 emigrantëve që udhëtonin të fshehur në dy kamionë në shtetin e Veracruz.
Emigrantët nga 12 vende të ndryshme të botës ishin në rrezik të madh në kamion për shkak të numrit të madh dhe mungesës së oksigjenit. Mes tyre kishte dhe gra e fëmijë.
Autoritetet meksikane kanë nisur procedurat dhe do të vendosin rast pas rasti nëse këta emigrantë do të kthehen në vendet e origjinës apo do t’iu ofrohet strehim.
Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga Guatemala, Hondurasi, Nikaragua dhe El Salvadori. Që të gjithë synonin ëndrrën amerikane. (A2 Televizion)