
Ëndrra për të luajtur me Juventusin në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka braktisur sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni.
Kuqeziu 21-vjeçar ka debutuar sezonin e kaluar ndaj Romës, dhe pikërisht ndaj ekipit kryeqytetas Juventusi do të ndeshet në javën e dytë të sezonit të ri.
Pamjet e shpërndara nga vetë rrjetet sociale të ekipit kampion të Italisë tregojnë një formë të mirë të shqiptarit, që stërvitet si i barabartë me lojtarë kalibri si Cristiano Ronaldon, Dybala, Ramsey dhe Kulusevski, si dhe blerja e re Alvaro Morata, nën vrojtimin e trajnerit Andrea Pirlo.
Madje video mbyllet pikërisht me një gol të shqiptarit, dhe shkakton jo pak entuziazëm në qendrën stërvitore bardhezi. (A2 Televizion)