Bota në krizë ekonomike, Manchester United, gati 98 mln euro për yllin anglez

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 14:41 | Futboll

Pandemia ka pasur një ndikim të madh në botën e futbollin, duke shkaktuar goditje të mëdha ekonomike për shumë klube.

Megjithatë, në një situatë të tillë, sërish Manchester United duket se ka gjetur fondet e duhura dhe jo pak, por 98 milionë euro për të rikthyer në qytet talentin anglez Jadon Sancho.

“Tuttomercatoweb” ka shkruar këtë të premte se “Djajtë e Kuq” kanë gati një ofertë prej 98 milionë euro për sulmuesin që ka shkëlqyer te Dortmundi në sezonin e fundit. Lojtari u transferua në Gjermani tri vite më parë, kur luante në atë kohë me të rinjtë e Manchester City-t.

Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë do të bëhej më i shtrenjtë në merkaton “pandemike” të këtij sezoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos