Cristiano Ronaldo është duke vijuar pushimet e tij të gjata në Ibiza, së bashku me të dashurën Georgina Rodríguez, familjarë dhe një grup miqsh.
Ylli portugez i futbollit dukej në formë të shkëlqyer fizike, ndërsa shumë është komentuar fiziku i të dashurës së tij, e cila vetëm pak kohë më parë lindi binjakë, njëri nga të cilët për fat të keq ndërroi jetë.
Ata u fotografuan në një jaht, ndërsa Georgina Rodríguez dukej se nuk e pati aspak problem të fotografohej edhe pse ishte larg ditëve të saj më të mira. (A2 Televizion)















































