Në qeli me "killerin" shqiptar, piloti që vrau gruan zhvendoset në "Alkatrazin" grek

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 10:41 | Bota

Nuk gjen qetësi piloti grek, Babis Anagnostopoulos, i cili tronditi opinionin vendas kur vrau me gjakftohtësi bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Crouch, në vilën e tyre luksoze në rrethinat e Athinës.

Mediat raportojnë se Babis është sulmuar në burgun Koridhalos, ku po vuante dënimin e tij nga një i burgosur gjeorgjian dhe për këtë arsye është transferuar në Malandrino, i cili njihet ndryshe si “Alkatrazi” grek.

Tashmë, ai e ndan qelinë me një vrasës shqiptar të paidentifikuar për mediat dhe për këtë arsye piloti dhe avokati i tij janë të shqetësuar për sigurinë për shkak të “kontratave” për eliminimin e tij që mund të vijnë nga gangsterët e botës së krimit.

Babai i Caroline, David, një ekzekutiv i naftës në pension, i cili u transferua në ishullin grek të Alonissos, tha për Mail Online se "Babis se nuk ndihet mirë në burgun e ri dhe dëshiron të transferohet përsëri në Koridhalos. Ai beson se ka të paktën një kontratë për vdekjen e tij. Besoj se njerëzit me të cilët ai ishte i përfshirë para se të vriste vajzën time janë gjithashtu të prirur që ai të heshtë në rast se përpiqet të bëjë një lloj marrëveshjeje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos