Në shtetin e diellit bie borë pas 34 vitesh

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 10:23 | Bota

Shteti simbol i diellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kalifornia është pushtuar nga një stuhi e ftohtë, e cila nuk ishte parë që prej vitit 1989.

Reshje të dendura bore u shënuan në disa rajone, mes të cilave dhe Los Anxhelos, ku pritet që trashësia e borës në ditët në vijim të shkojë deri në 2.4 m në pjesën malore.

Pushtimi i ftohtë më Kaliforni vjen pasi pjesë të juglindjes së SHBA-së u zhytën në një valë të nxehti rekord.

Paralajmërimi për stuhinë e dimrit është në fuqi për malet bregdetare të kontesë Ventura dhe malet e qarkut të Los Anxhelosit nga e premtja herët deri të shtunën.

Të enjten, shkollat ​​në veriperëndim të shtetit u mbyllën për shkak të të ftohtit, pasi shumë njerëz u gjetën të papërgatitur me këtë situatë.

Erërat e forta shkulën një pemë, e cila ra në një shtëpi në Bay Area të Kalifornisë, duke lënë një fëmijë njëvjeçar në gjendje kritike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos