
Grupi polifonik “Gjergj Arianiti Mallakastër”, i ka kushtuar një këngë Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.
Erdogan mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare disaorëshe. Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama dhe një delegacion me disa ministra të kabinetit.
Dita e Erdogan në Shqipëri vijon me një takim mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve, është parashikuar edhe një konferencë për mediat.
Në orën 16:00, do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë. (A2 Televizion)