“... Në vendin tim e në vendin tënd. Një i çmendur, një vend e çmend”

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 08:34 | Aktualitet

Shprehja e ditës në Dita Jonë “... Në vendin tim e në vendin tënd. Një i çmendur, një vend e çmend” Nga poezia “Në vendin tim e në vendin tënd” Dritëro Agolli Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë, me mënyra të reja të shprehjes poetike. Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por edhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit, ndër më të lexuarën dhe atë vetë, ikonën e letrave shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos