2.5 miliardë lekë për zgjedhjet, Celibashi zbulon faturën, pezull votimi dhe numërimi elektronik

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 19:11 | Aktualitet

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi nuk ka shprehur rezerva sa i përket fondeve që do të marrë nga qeveria për vitin e ardhshëm. Para deputetëve në komisionet parlamentare, ai zbardhi edhe faturën për votimet e 19 majit në të 46 bashkitë.

Edhe pse shprehu besimin se reforma territoriale nuk do të ndikojë në buxhet, ai shprehu një rezervë për mundësinë e kërkimit të fondeve shtesë.

Votimi dhe numërimi elektronik kanë pak gjasa të realizohen për shkak të kundërshtimit të opozitës.

Këtë të mërkurë, Celibashi zhvilloi një takim me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, e cila deklaroi se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur drejt anëtarësimit.

Ambasadorja theksoi nevojën për një debat të mirëfilltë mbi reformën zgjedhore, ndërsa gjatë takimit u identifikuan pesë prioritete: parandalimi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore, roli i administratës publike gjatë fushatës, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore, profesionalizimi i administratës zgjedhore dhe garantimi i votës për qytetarët që aktualisht nuk kanë mundësi ta ushtrojnë këtë të drejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos