Në vijën e parë të rrezikut, jeta mes shërbimit mjekësor për pacientët dhe familjes

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 22:26 | Aktualitet

Kur raportohet për Austrinë, duket se flitet për një nivel të lartë ndërgjegjësimi qytetar. Këtë përshtypje të jepte vendimi i kancelarit austriak Kurtz, i cili, duke parë mobilizimin, nuk i vuri fre çdo aktiviteti të mundshëm, nuk zbatoi teorinë e shtetrrethimit dhe përmendi se mesi i prillit kthen normalitetin gradual, ndërsa 1 Maji, Dita e Punëtorëve, duket se do t’i kthejë të gjithë klasën punëtore austriake në punë. Por, si perceptohet situata në territorin e vendit? Në Grac të Austrisë ka pafundësisht profesionistë shqiptarë të diplomuar, kontributdhënës, të shkolluar ose mbetur aty dhe një nga ata është edhe Jeta Ramadani Muja, me profesion farmaciste, e cila e bën më të prekshme situatën rreth Austrisë në një lidhje direkte me “Ditari” në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos