Pakënaqësitë e klubeve që e panë veten jashtë paketës së FSHF-së

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 22:08 | Aktualitet

Pothuajse nuk kanë mbetur kategori të cilat nuk humbin diçka, ose nuk përfitojnë asgjë, të gjendur në rrethana atipike të një pandemie, kur ajo që kërcënon një pjesë të mirë e që duket se është elementi që step të gjithë, është stabiliteti financiar. Bota e sportit nuk është më pak e prekur. Klubet e kategorive të ulta në futbollin shqiptar financohen nga donatorë të jashtëm, çka në këtë moment i ka përjashtuar nga paketa financiare e akorduar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të mbetur jashtë paketës, përmes Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, ata shprehin pakënaqësinë e këtij momenti. Kryetari i kësaj sindikate, Andi Lila, tregoi në mënyrë më të shtjelluar në “Ditari” në A2 kërkesat e futbollistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos