Negociatat për BREXIT, Britania dhe BE drejt finalizimit të ujdisë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 12:16 | Bota
Negociatat për BREXIT, Britania dhe BE drejt finalizimit të

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët në bisedimet e tejzgjatura për përmbylljen e plotë të procesit Brexit.

Sipas raportimeve të mediave angleze, një ujdi pritet të njoftohet sot mes palëve, por mbetet e paqartë përmbajtja e saj. Kjo vjen 7 ditë përpara përfundimit të periudhës së tranzicionit pas shkëputjes së Britanisë nga BE.

Delegacioni i Londrës dhe ai i Brukselit diskutuan për shumë orë gjatë të mërkurës për çështjet e mbetura pezull, ndërsa pritet që sot kryeministri, Boris Johnson, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të konfirmojnë arritjen e marrëveshjes.

https://a2news.com/2020/12/10/brexit-be-prezanton-masat-ne-rast-se-nuk-arrihet-nje-marreveshje/

BBC raporton se çështja e peshkimit është e fundit që po diskutohet mes palëve. Nëse arrihet, marrëveshja duhet të miratohet në parlamentin britanik dhe atë të BE-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos